Shqipëria

Retë e tymit mbulojnë Vlorën, vijon zjarri në fushën e mbetjeve


Forcat e ushtrisë me makinat e tyre kanë mbërritur në Vlorë për të ndihmuar për shuarjen e flakëve në fushën e mbetjeve që vijon prej ditës së djeshme.

Flakët kanë vijuar gjatë natës dhe retë e tymit kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për pushuesit.

Sakaq, në Vlorë kanë mbërritur tre makina ushtrie në ndihmë të zjarrfikëseve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore