Shqipëria

Reshjet e shiut dhe dëborës, ARRSH: Akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme


“Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar mëngjesin e 30 nëntorit ka njoftuar se kontraktorët kanë punuar gjithë natën për të pastruar rrugët nga inertet dhe dëbora.

“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve”, shkruan ARRSH-ja në median sociale Facebook.

Në përfundim ARRSH-ja iu ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që, “të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”.

“Reduktoni shpejtësinë, pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore dhe ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore”, mbyllet apeli për shoferët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore