
Përballë perspektivës së një “katastrofe të plotë në spitale”, Republika Çeke njoftoi gjithashtu një bllokim më të ngushtë në përpjekjen për të vënë nën kontroll numrin e rasteve të coronavirusit.
Detaje rreth masave të reja priten të jepet gjatë ditës së mërkurë, pas diskutimeve të kryeministrit Andrej Babis me anëtarët e opozitës, si dhe bizneset dhe grupet e punës.
Vendi po lufton me rritjet e rasteve të lidhura me variantin britanik të coronavirusit, si dhe një rast të variantit të Afrikës së Jugut, zbuluar në një grup prej tre personash që u kthyen nga Afrika.
Kufizimet aktuale ishte vendosur të hiqeshin të hënën, por Babis u shpreh se shpreson për një zgjatje të tyre. Është e paqartë nëse qeveria e tij e pakicës mund të gjejë mbështetjen për ta bërë këtë.
Babis përjashtoi hapjen e shkollave të vendit në çdo kohë së shpejti, por lejoi mundësinë e kryerjes së testeve të rregullta në biznese.
Të mërkurën, ministria e shëndetësisë raportoi 15 mijë e 672 raste të reja.
Më shumë se 6 mijë e 800 njerëz janë të shtruar aktualisht në spital, 1 mijë e 300 në stacionet e kujdesit intensiv.
Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur 1.1 milionë raste të konfirmuara në vend dhe 19 mijë e 682 vdekje, nga një popullsi prej rreth 10.7 milionë.
Izraeli së fundmi ka rënë dakord të dërgojë 5 mijë doza vaksinash në vend.
/Albanianpost.com