Bota

Republika Çeke dëbon 18 diplomatë rusë, i konsideron ata “spiunë”


Autoritetet e Republikës Çeke kanë njoftuar se do të dëbojnë 18 diplomatë rusë nga vendi, pasi i konsideron “spiunë”. Agjensitë e inteligjencës zbuluan se, në 2014-n, agjentët ushtarakë rusë janë përfshirë në një shpërthim masiv deposh të municioneve, në Çeki.

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, gjatë një konferencë të jashtëzakonshmë për shtyp, në 17 prill tha se, vendimi për përjashtimin e diplomatëve u bazua në “prova të qarta” të siguruara nga hetuesit e shërbimit të inteligjencës dhe sigurisë Çeke.

Gjithashtu kishte “dyshime të arsyeshëm në lidhje me rolin e anëtarëve të njësisë 29155 të inteligjencës ushtarake ruse GRU, në shpërthimin e magazinës së municionit të Vrbetices, në vitin 2014”.

Babis tha se shpërthimi në rajonin lindor të Zlin-it, afër kufirit Çeko-Sllovak, “shkaktoi dëme të mëdha materiale, rrezikoi jetën e shumë banorëve të zonës, i mori jetën dy qytetarëve të vendit”.

Shpërthimi në 16 tetor 2014, në Vrbetice shkaktoi plasjen e 50 tonëve të municione në magazinë. Ndërsa dy muaj më vonë, një shpërthim tjetër, me 13 ton municion ndodhi sërish në të njëjtin vend.

Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, tha se të gjithë diplomatët në Ambasadën Ruse, të cilët ishin identifikuar si operativë të inteligjencës, urdhërohen të largohen nga Republika Çeke, brenda 48 orësh.

Po ashtu, Policia Çeke njoftoi se ishte në kërkim të dy agjentëve të dyshuar rusë, të cilët mbanin pasaporta të ndryshme, përfshirë dokumente ruse në emrat e Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov.

Emrat përputhen me ata të të dyshuarve në helmimet e ish-agjentit të inteligjencës ruse, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia, në Salisbury, në vitin 2018. Të dy Skripalët i kanë mbijetuan sulmit.

Rusia mohon çdo përfshirjen në helmim

Gjatë hetimit u identifikuan të dyshuarit si Aleksandr Mishkin dhe Anatoly Chepiga.

Hamacek tha se, situata do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet Çeko-Ruse.

Përfaqësues i Ambasadës Ruse në Pragë konfirmoi se ishte informuar për dëbimet e diplomatëve dhe se Ambasadori Rus, Aleksandr Zmeyevsky, ishte thirrur në ministrinë e Jashtme Çeke.

Moska ka paralajmëruar që do të marrë masa si përgjigje e këtij vendimi të Republikës Çeke.

Pas njoftimit të Babis, Ambasada amerikane në Pragë, shkroi në media sociale Tëitter se, “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pro Republikes Çeke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore