Reportazhi i ‘El Pais’/ Një jetë e pasigurt në malet e pasura të Shqipërisë

SHFLETO
albanianpost
27.03.2021 9:00
Loading Icons...

“Shqipëria është vendi i dytë në Evropë me më shumë burime natyrore për frymë. Kromi, bakri, nikeli dhe karboni dallohen midis tyre”, shkruante gazeta “El Pais” të mërkurën e 24 marsit.

E përditshmja spanjolle i kushtoi një reportazh, nëpërmjet fotografive, Bulqizës dhe gjendjes njerëzore në qytezën e “kromit”.

Sipas një hetimi të kryer nga Banka Botërore, e ashtuquajtura “Toka e Shqiponjave”, ka më shumë burime natyrore për frymë sesa Greqia, Turqia, Italia dhe Gjermania.

Në foto, disa gra duke larë mineralin e nxjerrë nga minierat, para se të fillojnë zgjedhjen e kromit.

Bulqiza, i njohur si “qyteti i minierave”, shkruan “El Pais”, është një qytet i vogël me 12 mijë banorë. Ajo gjendet në malet verilindore të Shqipërisë dhe ka rezervën më të madhe të kromit në Evropë.

Çdo ditë, minatorët rrezikojnë jetën e tyre për një pagë mujore prej afro 350 dollarësh.

Albert Daka, 42 vjeç, punon si minator në Bulqizë.

Në fund të viteve ’30 do të zbulohej kromiti, ndërsa minierat e para filluan të shfrytëzoheshin në 1948, gjatë periudhës komuniste.

Në ato vite, nga marrëdhëniet e ngushta politike me ish-BRSS, në fillim, dhe me Kinën, më vonë, Shqipërisë ju dha mundësia që të merrte këshillat e nevojshme teknike, për ta bërë Bulqizën prodhuesin e tretë më të madh të kromit në botë.

Minatorët shtyjnë vagonët e vjetër në tunele me dorë. Ata rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për një pagë prej afro 350 dollarësh në muaj.

Pas rënies së komunizmit, përshkruan “El Pais”, minierat u privatizuan. Interesat ekonomikë u përqendruan vetëm te disa ndërmarrje. Ato vazhduan të gërmonin thellë nëpër male, në kërkim të mineralit të kromit. Kërkesa për prodhim çoi në një rritje të aktiviteteve minerare, pa investuar në shëndetin dhe sigurinë në punë.

Pamje e maleve të Shqipërisë, të pasura me xehe kromiti.

Sot, qindra banorë të Bulqizës punojnë në miniera me eksplozivë, pajisje dhe sisteme transporti materialesh që datojnë që nga vitet ’50, duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë.

Çdo minator nxjerr mesatarisht tetë tonë kromit për çdo ditë pune, ekuivalente me të ardhurat e përafërta ditore prej 1,600 $, në këmbim të një page mujore prej $ 350.

Në vitet e fundit ka pasur disa aksidente dhe shumë minatorë kanë humbur jetën, për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë.

Në imazh, dy minatorë që shkarkojnë xeherorin e kromit nga një kamionçinë e vjetër në majë të malit.

 

Gratë, gjithashtu, luajnë një rol të rëndësishëm në sektorin e kromit. Ato janë përgjegjëse për zgjedhjen e xehes së çmuar që punon jashtë në të gjitha llojet e kushteve të motit.
Pamje e maleve përreth Bulqizës.

Demonstratat ndodhin shpesh, shkruan “El Pais”, kundër kushteve të vështira të punës në miniera dhe për të kërkuar një rritje të pagave dhe ulje të moshës së pensionit. “Qeveria shqiptare shpesh injoron pretendimet e minatorëve të Bulqizës”.

Në fotografi, Mentor Shehu, 34 vjeç, i ulur në shtëpi me dy nga tre fëmijët e tij. Ai ka punuar në minierën e kromitit për shtatë vjet, duke fituar një pagë të përafërt mujore prej 350$.

Kromi përfaqëson një burim natyror të përtëritshëm me rëndësi ekonomike globale. Për shkak të rezistencës së lartë ndaj korrozionit, ai ka shumë aplikime industriale, veçanërisht në proceset e rafinimit të çelikut dhe plating kromit.

“Ashpërsia e jetës në minierat e Bulqizës paraqet një pamje të dhimbshme në pikën fillestare të zinxhirit të furnizimit për produkte të ndryshme të përditshme”, shkruan “El Pais”.

Lirim Hasa, 47 vjeç, kërkon çdo ditë kromit në malet e Bulqizës, të cilin e shet në tregun e zi.

 

Disa minatorë hyjnë në një minierë në Bulqizë. Punëtorët rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë, për shkak të mungesës së masave të sigurisë. Pajisjet e modës së vjetër datojnë nga vitet 1950.

 

Emiljano Lami, 48 vjeç, punon në minierat e Bulqizës, duke rrezikuar jetën e tij për shkak të mungesës së masave të sigurisë.

 

Çizme gome të minatorëve, në një cep të dhomës së zhveshjes së një miniere në Bulqizë.

 

Dy gra zgjedhin gurët e kromit, në majë të maleve Bulqizë. Shumë gra minatorësh punojnë shumë në të gjitha kushtet klimatike për të ndihmuar familjen e tyre.

 

Një minator duke treguar një xeheror kromiti.

 

Ramazan Murrja, 53 vjeç, ka punuar në minierë për 21 vjet. Ai është një nga minatorët më me përvojë në Bulqizë.

 

Aldo Murrja, 20 vjeç, është një nga minatorët më të rinj në Bulqizë. Të rinjtë në qytet detyrohen të punojnë në miniera ose të provojnë fatin e tyre duke emigruar në vendet e tjera të Evropës.