Shqipëria

Rënie e volumit të mallrave në porte këtë nëntor


Këtë nëntor, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër dhe hekurudhë është rritur, ndërsa ngarkesat në porte janë ulur.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 205,2 ton, duke u rritur me 7,7 për qind. I atyre të transportuara me hekurudhë është 1.801 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 30,2 për qind.

Kurse volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 269.8 mijë ton, duke u ulur me 28,0 për qind.

Për sa i përket njëmbëdhjetëmujorit të këtij viti, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.888,1 ton, duke u rritur me 2,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Sakaq, volumi i atyre të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.531,3 mijë ton, duke u ulur me 20,9 për qind.

Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.244 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 22,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës.

Ndërkohë, numri i fluturimeve është 2 mijë e 826, duke u rritur me 33,1 për qind krahasuar me muajin e kaluar nëntor.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 390 mijë e 748 pasagjerë, duke u rritur me 70,0 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2021.

Kurse numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 43 mijë e 519 pasagjerë. Krahasuar me nëntorin e vitit 2021, ky tregues është rritur me 28,4 për qind.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 165 pasagjerë. Krahasuar me nëntorin e vitit 2021, ky tregues është ulur me 84,0 për qind.

Këtë nëntor, transporti ajror i pasagjerëve zë 89,9 për qind të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 4 milionë e 830 mijë e 165 pasagjerë, duke u rritur me 81,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ndërkaq, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është 1 milion e 291 mijë e 771 pasagjerë, duke u rritur me 60,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Më të kundërt, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 10 mijë e 481 pasagjerë, duke u ulur me 54,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Këtë nëntor, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 773,4 mijë ton ku 55,4 për qind e tyre u transportua me det.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara është 8.257,4 mijë ton ku 54,9 për qind e tyre u transportua me det.

Në nëntor të këtij viti, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 54,1 për qind, me det 45,8 për qind dhe 0,1 për qind me ajër.

Volumi i mallrave të eksportuara me det është rritur 19,1 për qind, ndërsa me tokë është ulur me 17,8 për qind dhe me ajër është ulur me 50,4 për qind krahasuar me nëntorin e kaluar.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 55,5 për qind, me det 44,4 për qind dhe 0,1 për qind me hekurudhë.

Volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë është rritur me 89,8 për qind, me ajër është rritur me 8,6 për qind dhe me det është rritur me 1,2 për qind.

Ndërsa volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 17,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Po për nëntorin e këtij viti, volumi i mallrave të importuara me det zë 64,2 për qind, me tokë 34,8 për qind dhe të tjera 1,0 për qind.

Volumi i mallrave të importuara me ajër është rritur me 29,6 për qind, ndërsa volumi i mallrave të importuara me det është ulur me 11,1 për qind dhe me tokë është ulur me 18,1 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2021.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 63,0 për qind, me tokë 36,2 për qind, me hekurudhë 0,1 për qind dhe të tjera 0,7 për qind.

Volumi i mallrave të importuara me hekurudhë është ulur me 91,0 për qind, me ajër 15,7 për qind, me tokë 9,6 për qind dhe me det është ulur me 3,9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore