Sport

Renditja e UEFA-s për klube, Italia thellon diferencën me Gjermaninë


Edhe pse sezoni i kompeticioneve evropiane është duke shkuar drejt gjysmës së parë, Italia ka konsoliduar pozitat në vendin e tretë përballë Gjermanisë.

Renditja e UEFA-s për klube kryesohet nga Anglia. Në vendin e dytë është Spanja dhe më pas vijnë Italia, Gjermania dhe Franca. Pikërisht janë këto vende që formojnë “top pesë ligat” ose pesë ligat më të forta në Evropë.

Kjo renditjet përcakton edhe pjesëmarrjen e skuadrave të secilit shtet në kompeticionet e evropiane. Katër shtetet e para, përfaqësohen me katër skuadra në Champions League, dy në Europa League dhe një në Conference League. Në dallim, Franca përfaqësohet me tre skuadra në Champions League.

Anglia kryesuese ka 98 mijë e 212 pikë, Spanja 86 mijë e 427 pikë, Italia 70 mijë e 473 pikë, Gjermania 67 mijë e 784 pikë dhe Franca 51 mijë e 581 pikë.

Italia ka një diferencë rreth 3 mijë pikësh nga Gjermania, çka i siguron të ruajë vendin e tretë edhe për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Kjo ndikon në forcimin e ligës dhe nëse rrugëtimi i skuadrave italiane në Evropë sivjet do të jetë më i madh se ato gjermane, hendeku do të thellohet më shumë.

Pesë ligat e dyta më të forta, ose ato që plotësojnë dhjetshen janë:

6-Portugalia – përfaqësohet me gjashtë skuadra në Evropë

7-Holanda – përfaqësohet me pesë skuadra në Evropë

8-Austria – përfaqësohet me pesë skuadra në Evropë

9-Skocia– përfaqësohet me pesë skuadra në Evropë

10-Rusia– përfaqësohet me pesë skuadra në Evropë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore