Auto

Renault-Nissan-Mitsubishi, plane për të ndërtuar 35 makina elektrike deri në 2030-n


Aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi ka prezantuar planet për të shpenzuar 25.8 miliardë dollarë me synimin për të pasur 35 automjete elektrike deri në vitin 2030.

Të tre do të zhvillojë pesë platforma të reja të përbashkëta në të gjithë markat me 80 për qind përdorim të përbashkët si pjesë e një strategjie “diferencimi inteligjent”.

Faqja “Engadget” tregon se Nissan-i ka nisur një nga makinat e para të bazuara në një nga ato platforma, një kompakt tërësisht elektrik që do të shitet në Evropë për të zëvendësuar Micra-n e njohur të prodhuesit të automjeteve.

Për sa i përket aleancës, ajo synon të fokusohet te makinat elektrike të pastra dhe në “lëvizshmërinë inteligjente”.

Gjithashtu synon të rrisë të përbashkëtat midis automjeteve me një sistem “diferencimi inteligjent” që lejon bashkimin për platformat, impiantet e prodhimit, grupet e fuqisë dhe segmentet e automjeteve.

Pesë platformat e veçanta përfshijnë edhe CMF-AEV që është baza për modelin buxhetor të Renault Dacia Spring, platformën e automjetit të vogël KEI-EV për ato ultra kompakte dhe LCV për automjetet komerciale si Renault Kangoo dhe Nissan.

Një tjetër është CMF-EV, i përdorur aktualisht për makinat Nissan Ariya dhe Renault Megane E-Tech.

Ndërkaq, platforma CMF-BEV do të përdoret për makinat elektrike kompakte, por do të reduktojë kostot me 33 për qind dhe konsumin me 10 për qind në krahasim me Renault Zoe aktual.

Kjo e fundit do të jetë baza për 250 mijë automjete në vit nën markat Renault, Nissan dhe Alpine, duke përfshirë Renault R5 dhe makinat elektrike të ardhshëm të Nissan-it.

Sipas Renault, kompania do të përdorë një strategji të përbashkët të baterive, duke synuar 220 gigavat për orë kapacitet prodhimi deri në vitin 2030.

Gjithashtu planifikon të reduktojë kostot e baterive me 50 për qind në vitin 2026 dhe 65 për qind deri në vitin 2028.

Aleanca synon të zhvillojë bateri në gjendje të ngurtë deri në vitin 2028, me Nissan-in në krye të këtij projekti, “bazuar në ekspertizën e tij të thellë dhe përvojën unike si një pionier në teknologjinë e baterive”.

Nga ana tjetër, aleanca synon të ketë 25 milionë automjete të lidhura me sistemin e saj cloud deri në vitin 2026 që do të lejonte përditësime të ngjashme me Tesla-n.

Lajmi vjen pas njoftimit të Renault se do të elektrifikojë dy të tretat e makinave deri në vitin 2025, me rreth 90 për qind të makinave elektrike deri në vitin 2030.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore