Shqipëria

Remitancat shënojnë rekord, 213 milionë euro dërgesa nga emigrantët në 3 muaj


Në Shqipëri, fluksi i remitancave të huaja është rritur me 16.1 për qind nga viti në vit në 213.7 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2023.

Të paktën kështu rezulton nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, emigrantët dërguan në vend rreth 184 milionë euro.

Në vitin 2022, fluksi i remitancave të huaja në Shqipëri u rrit në 833.7 milionë euro, krahasuar me 760.9 milionë euro në vitin 2021.

Ndërkohë, krahasuar me të gjitha vitet e tjera, për tremujorin e parë, viti 2023 përbën një rekord historik që prej vitit 2008, kur mbarojnë edhe të dhënat historike, shkruan “Scan”.

“Krahasuar me mesataren historike të dërgesave të emigrantëve në tre muajt e parë të vitit, viti 2023 regjistron një rritje prej 36.5 për qind”.

Sakaq, niveli rekord i remitancave është dhënë nga autoritetet shqiptare si një prej shkaktarëve të zhvlerësimit të euros, së bashku me investimet e huaja direkte dhe shpenzimet e turistëve.

Remitancat vendosin rekord të ri historik, 833 milionë euro për familjet në vitin 2022

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore