Është ngjallur një interes i lartë i të rinjve për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Kështu ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes, ku ka reflektuar përmes një njoftimi për shtyp se këtë vit është shënuar numër rekord aplikimesh për programet që ofron kjo akademi.
Janë 1 mijë e 114 të rinj e të reja, të cilët kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi nga 70 kuota të planifikuara për ciklin e parë bachelor, për këtë vit akademik. Ky është numri më i lartë i aplikimeve krahasuar me tre vitet e mëparshme.
Akademia e Forcave të Armatosura ofron tre programe në ciklin bachelor: Teknologji Informacioni, Marrëdhënie ndërkombëtare dhe Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes.
Për të gjithë fituesit, përveç një karriere të sigurt, përsosjes së aftësive në një gamë të gjerë profesionesh ofrohen programe akademike prestigjioze dhe unike në Shqipëri, pagë mujore dinjitoze, akomodim dhe trajtim ushqimor gjatë gjithë periudhës së studimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Kurti për Asociacionin: Janë 39 marrëveshje, s’mund të zgjidhni si të ishte byfe suedeze – e pranova vetëm si pako