Aplikacione

Reklamat, nxitje për rritjen e fitimeve të Facebook-ut


Kryesuar nga reklamat, të ardhurat e tremujorit të parë në grupin e mediave sociale të Mark Zuckerberg-ut pësuan një rritje me 48 për qind në 26.1 miliardë dollarë.

Agjencia e lajmeve, Financial Times, tregon se zyrtari kryesor financiar i Facebook-ut, Davis Wehner, është shprehur se rritja e të ardhurave në tremujorin e parë të vitit është nxitur nga një rritje prej 30 për qind nga viti në vit i çmimit mesatar të reklamës.

Kjo ka pasqyruar një shenjë të kërkesës së lartë me një rritje prej 12 për qind të numrit të reklamave të dorëzuara.

“Presim që rritja e të ardhurave nga reklamat të vazhdojë të drejtohet kryesisht nga çmimi gjatë pjesës tjetër të vitit 2021”, ka shtuar Wehner.

Lidhur me të ardhurat neto të kompanisë, ato u rritën me 94 për qind në 9.5 miliardë dollarë ose ndryshe, 3.30 dollarë për një aksion. Dhe pas lajmit, aksionet e Facebook-ut pësuan një rritje me 6.4 për qind duke arritur një rekord prej më shumë se 326 dollarë.

Edhe pse fokusi i Facebook-ut janë reklamat në median sociale, nuk janë lënë pas investimet për mjetet e reja të bisedave me video dhe blerjet në internet, të cilat janë shkaktuar nga qëndrimi i përdoruesve në shtëpi gjatë pandemisë.

Jo më larg se javën e kaluar, kompania e mediave sociale prezantoi planet për karakteristikat audio dhe podcasting. Por, edhe mënyra se si ndikuesit e Instagram-it të marrin më lehtë të ardhura nga promovimi i markave apo shitjes së produkteve të tyre.

Nga viti në vit, përdoruesit aktivë mujorë të Facebook-ut janë rritur me 10 për qind në 2.85 miliardë në fund të tremujorit të parë.

Ndërkohë, përdoruesit mujorë të grupit të saj të aplikacioneve që përfshin Whatsapp-in dhe instagram-in, janë rritur me 15 për qind në 3.45 miliardë.

Kompania ka deklaruar se pret që rritja e të ardhurave të mbetet e qëndrueshme edhe në tremujorin e dytë të vitit. Gjithashtu pret që të përshpejtohet në mënyrë modeste me fitimet e saj të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore