Reece James bie dakord për një kontratë të re me Chelsea-n

SHFLETO
Jon Haxhiu
04.09.2022 11:30
Loading Icons...

Mbrojtësi i djathtë i Chelsea-t, Reece James, ka rënë dakord për një kontratë të re në Stamford Bridge, sipas The Athletic.

Reprezentuesi anglez pritet të bëhet mbrojtësi më i paguar në historinë e klubit kur të nënshkruajë marrëveshjen e tij të re në ditët e ardhshme.

Kontrata aktuale e James do të skadojë në vitin 2025, por 22-vjeçari do të hyjë në klub me kushte shumë të përmirësuara që pasqyrojnë statusin e tij si një nga lojtarët kryesorë të Chelsea-t.

Deri më tani, në këtë fillim të sezonit të Premier League, Chelsea ka pasur vështirësi për të fituar ndeshje.

Në gjashtë ndeshjet e para të luajtura, dy i kanë humbur dhe një ka përfunduar me barazim, ndërsa tre ndeshjet e tjera u fituan me epërsi minimale.