Film

“Red Notice” – filmi më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix


"Red Notice"

Aktori i famshëm amerikan, Dwayne Johnson, tashmë ka një arsye më shumë për të festuar duke e përmbyllur vitin në një mënyrë ideale. Kjo pasi që filmi në të cilin ai luan në rolin kryesor – “Red Notice” është shpallur filmi më i ndjekur në historinë e Netflix.

Dwayne Johnson në “Red Notice”.

Sipas gjigandit, Netlflix, filmi “Red Notice” është shikuar plot 328.8 milionë herë në orë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga filmi “Bird Box” i Sandra Bullock në vitin 2018 me 282 milionë shikime.

Filmi e kaloi rekordin e mbajtur më parë në vetëm 18 ditë, në krahasim me “Bird Box” që zgjati katër javë.

I njëjti mbetet akoma ndër 10 filmat më të mirë në platformë në 94 vende.

“Red Notice” është një film komedi aksion amerikan i vitit 2021, shkruar dhe drejtuar nga Rawson Marshall Thurber.

“Red Notice”

Brenda filmit luan Dwayne Johnson si një agjent i FBI-së, i cili pa dëshirë bashkohet me një hajdut të njohur arti (Ryan Reynolds) për të kapur një kriminel edhe më famëkeq (Gal Gadot).

Filmi shënon bashkëpunimin e tretë midis Thurber dhe Johnson pas “Central Intelligence” në vitin 2016 dhe “Skyscraper” në vitin 2018.

Fillimisht i planifikuar për publikim nga “Universal Pictures”, filmi u ble përfundimisht nga Netflix.[

Ai filloi një shfaqje të kufizuar teatrale më 5 nëntor të këtij viti, përpara se të transmetohej në mënyrë dixhitale në platformë më 12 nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore