Sport

Red Bull fiton në Monza, Verstappen afër titullit kampion


Max Verstappen i Red Bull-it e ka fituar Çmimin e Madh të Italisë, duke lënë Charles Leclerc në vend të dytë në garën e zhvilluar në “shtëpinë e Ferrarit”, në Monza.

Kjo bëhet fitorja e 11-të e Verstappen për këtë kampionat dhe shkon në 115 pikë më shumë se Leclerc, gjë që do të thotë se ai mund të fitojë kampionatin në garën e ardhshme në Singapor.

George Russell i Mercedes zuri vendin e tretë, përpara Ferrarit të Carlos Sainz dhe Mercedesit të Leëis Hamilton.

Kjo garë ishte një tjetër dështim për Ferrarin, që ashtu si shpesh këtë sezon, niset në pole, por dështon, ndërsa Verstappen bëri gjithçka në mënyrë të përkryer, duke u nisur i shtati dhe rikuperuar pesë pozicione në dy xhiro, e më pas duke mbyllur garën i pari.

Nëse në Singapor Verstappen fiton dhe Leclerc nuk merr pikë, atëherë holandezi i Red Bull shpallet matematikisht kampion bote për të dytin vit radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore