Sport

Rebic pritet të rikthehet në fundjavë


Futbollisti i Milan-it, Ante Rebic, mungon që një kohë të gjatë shkaku i dëmtimit, por siç duket ai më në fund do të rikthehet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, sulmuesi kroat pritet që të jetë i gatshëm në ndeshjen e fundjavës që Milan-i do ta zhvillojë ndaj Empoli-t.

28-vjeçari e filloi në mënyrën me të mirë sezonin duke shënuar dy gola në ndeshjen e parë ndaj Udinese-s, por pas ndeshjes pasuese ndaj Atalanta-s, ai u detyrua të qëndrojë larg fushave shkaku i një lëndimi në shpinë.

Ai ka qenë duke u stërvitur veçmas nga skuadra gjatë ditëve të fundit, por pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit të mërkurën, kur kuqezinjtë të rifillojnë stërvitjen për t’u përgatitur për ndeshjen e tyre ndaj Empoli-t.

Sipas “Calciomercato”, Stefano Pioli pret që Rebic të jetë i disponueshëm në këtë ndeshje, duke ofruar më shumë zgjedhje në fazën ofensive.

Kujtojmë që deri më tani Milan-i nuk kishte shumë zgjedhje në fazën e sulmit, pasi përveç Rebic-it ishin të lënduar edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Divock Origi.

Ndërsa, sa i përket Origi-t, ai mund të rikthehet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea-t në fundjavë, ose në ndeshjen ndaj Juventus-it më 8 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore