Sport

Real Madrid publikon formacionin, mungon Rudiger


Manhcester City dhe Real Madrid do të ballafaqohen mes tyre në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Njëra nga skuadrat do ta kompletojë sonte (e mërkure) finalen, ku tashmë Inter-i po e pret.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar me rezultat 1:1, andaj edhe sonte pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë mes tyre.

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes, trajneri i Real-it, Carlo Ancelotti, e ka publikuar formacionin që do të zbresë në fushë.

Interesant është fakti që Antonio Rudiger nuk do të startojë për Real-in, përkundër që pati paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e parë, ndërsa në vend të tij do të luajë Eder Militao.

Sulmi do të përbëhet nga Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Rodrygo, derisa as mesfusha nuk do të ndryshojë nga ndeshja e parë, ku do të luajnë Luca Modric, Toni Kroos dhe Federico Valverde.

Real Madrid (4-3-3): Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore