
Real Madrid-i kreu punën ndaj Cadiz-it, duke fituar me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 14-të në La Liga.
Megjithëse ishte një fitore e vështirë, ekipi madrilen mori fitoren e vlefshme për të qëndruar dy pikë afër Barcelonës kryesyese në La Liga.
Sfida u zhbllokua vetëm pesë minuta para se të përfundonte pjesa e parë, kur Eder Militao kaloi në epërsi Real-in.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të “mbretërve”, derisa në minutën e 70-të, Toni Kroos dyfishoi epërsinë e Real-it.
Pas këtij goli, mysafirët u munduan të reagonin dhe e gjetën golin në minutën e 82-të me anë të Lucas Perez.
Megjithatë, ky doli të jetë vetëm gol për statistika, pasi në fund Real-i arkëtoi tre pikët në këtë ndeshje.
Tani madrilenët numërojnë 35 pikë në tabelën e La Liga, me dy pikë më pak se Barcelona e vendit të parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com