Sport

Real Madrid njofton largimin e Marcelo-s


Futbollisti brazilian, Marcelo, do të largohet nga Real Madrid-i pas 16 sezoneve të kaluara aty.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga kryeqyteti spanjoll, të cilët njoftuan që të hënën Marcelo do të përshëndetet me kampionët në fuqi të Evropës.

“Real Madrid CF njofton se të hënën e 13 qershorit, në orën 13:00, në Real Madrid do të zhvillohet një akt institucional nderimi dhe lamtumire për kapitenin tonë Marcelo, me praninë e presidentit tonë Florentino Perez”, thuhet ndër tjerash në postimin e klubit.

Pra, 34 vjeçari do të largohet nga Real-i pas 546 ndeshjeve të luajtura në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 38 gola dhe ka dhuruar 103 asistime.

Ai me fanellën e Real-it arriti ta fitojë gjashtë herë titullin kampion në La Liga, pesë herë Ligën e Kampionëve, katër herë Kupën e Botës për Klube, tre Superkupa të Evropës, pesë Superkupa të Spanjës dhe dy Kupa të Mbretit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore