
Tashmë zyrtarisht, Karim Benzema do të largohet nga Real Madrid-i pas 14 vitesh.
Ishte bërë e ditur edhe para pak ditësh që sulmuesi francez do ta mbyll aventurën me Real-in, derisa ajo tashmë edhe është konfirmuar nga vetë klubi spanjoll.
Comunicado Oficial: Benzema.#RealMadrid.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 4, 2023
Është vetë klubi madrilen që nëpërmjet një komunikimi në kanalin zyrtar njofton se francezi dhe Los Blancos do të ndajnë rrugët.
Në të gjithë këto vite, Benzema u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë të “Mbretërve” duke fituar edhe 25 trofe, mes të cilave dallojnë pesë trofe të Ligës së Kampionëve si dhe katër trofe të LaLiga-s.
🏆 “En el 🤍 de la 1️⃣4️⃣”
📺 #RMTV
📌 05/06 | 21:30 CEST#RealFootball pic.twitter.com/pOZwkoxfql— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2023
Fituesi aktual i Topit të Artë është lojtari i pestë për nga prezencat me fanellën e madrilenëve, i cili numëron 647, ndërsa është për momentin golashënuesi i dytë më i mirë për spanjollët me 353 gola të shënuar.
Mbetet për t’u parë e ardhmja e Benzema-s, teksa flitet se ai do t’i bashkohet skaudrës nga Arabia Saudite, Al Ittihad, që do të thotë se sezonin e ardhshëm do të jetë kudnërshtar i Cristiano Ronaldo-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike