Real Madrid – Manchester City, formacionet zyrtare

SHFLETO
albanianpost
09.05.2023 19:38
Loading Icons...

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën gjysmëfinale, ku sonte (e marte) do të përballen Manchester City me Real Madrid-in.

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes, dyja skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet që do të zbresin në fushë.

Pep Guardiola ka zgjedhur të luajë me futbollistët që kishte përdorur më së shumti në kohët e fundit.

Njëjtë ka vepruar edhe homologu i tij, Carlo Ancelotti, i cili nga minuta e parë do ta hedhë në fushë formacionin që ka luajtur më së shumti në ndeshjet vendimtare.

Ndeshja mes Real Madrid-it dhe Manchester City-t do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Formacionet Zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Grealish, Haaland.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rüdiger, Alaba, Camavinga; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Benzema, Vinicius Junior.