Sport

Real Madrid konsideron përfshirjen e Diaz, në një marrëveshje për Bellingham


Real Madrid po konsideron përfshirjen e Brahim Diaz në një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin e Borussia Dortmund-it, Jude Bellingham, sipas Cadena SER.

Diaz, 23 vjeç, ka shënuar gjashtë gola në 36 paraqitjet e tij në të gjitha garat për AC Milan këtë sezon, pasi kaloi tre vitet e fundit në huazim në klub, por pritet të kthehet në Madrid këtë verë.

Madridi shpreson të bindë Bellinghamin që t’i bashkohet këtë verë, por tashmë i kanë thënë shoqëruesve të lojtarit se nuk do të ofrojnë më shumë se 120 milionë euro për të nënshkruar me 19-vjeçarin.

Dortmund-i po kërkon të mbajë anglezin për të paktën një sezon më shumë dhe ai është nën kontratë deri në qershor 2025, megjithëse shtimi i Diaz mund t’i tundojë ata që ta lënë atë të largohet më herët.

Kujtojmë se skuadra e Diaz, Milan, të martën mposhti Napoli-n për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore