Real Madrid-i turpëron Liverpool-in në “Anfield”

SHFLETO
albanianpost
21.02.2023 22:57
Loading Icons...

Real Madrid-i e ka deklasuar Liverpool-n në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 2:5.

Në fakt, vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke realizuar dy gola brenda 14 minutave të para.

Fillimisht, ishte Darëin Nunez që e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur me thembër në minutën e katërt, pas asistimit nga Mohamed Salah.

Ndërsa për golin e dytë u përkujdes vetë Salah 10 minuta më vonë, i cili shfrytëzoi një gafë të portireit të Realit.

Mirëpo, Vinicius Junior u kujdes që Reali të rikthehej në lojë, i cili fillimisht shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 21-të, pastaj në të 36-tën shfrytëzoi një gabim trashanik të portierit të Liverpool-it, Alison Becker.

Mysafirët e nisën për mrekulli pjesën e dytë të lojës duke e gjetur golin e epërsisë që në minutën e 47-të.

Një harkim të mrekullueshëm nga Luka Modric e priti në zonë i pamarkuar Eder Militao për të shënuar me kokë.

Më pas erdhi radha e Karim Benzema, i cili mori një top nga Rodrygo dhe me devijim e shënoi golin e katërt të skuadrës së tij në minutën e 55-të.

Benzema nuk u ndal këtu, por e shënoi edhe golin e pestë në minutën e 67-të.

Ai pranoi një top nga Vinicius, shfaqi qetësinë e tij, e krijoi hapësirën e nevojshme dhe e dërgoi topin në portën kundërshtare kur askush nuk mund ta ndalte.

Deri në fund, Liverpool provoi ta ngushtonte epërsinë për të pasur shpresa në ndeshjen e kthimit, por ishte e pamundur ndaj një Real-i spekakolar që ishte sonte.