
Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez-i ka arritur marrëveshje për shfrytezimin komercial të stadiumt të ri “Santiago Bernabeu”, me kompaninë amerikane “Legends”.
Kompania është e specializuar në marketingun e objekteve sportive, për më shumë se 20 vite. Kjo është ajo që raportohet nga “Vezpopuli”, e cila ka paraqitur edhe detajet e marrëveshjes.
Marrëveshja do të ketë kohëzgjatje 25 vjet. “Legends” do të ketë të drejtën për të marrë 20% të fitimeve që rrjedhin nga shfrytëzimi tregtar i objektit të ri. Këto të ardhura mund të jenë më shumë se kufiri i vendosur me Real Madrid-in.
Kompania amerikane është në pronësi të fondit të kapitalit sipërmarrës “Sixth Street”, i cili gjithashtu zotëron 20% të San Antonio Spurs (NBA).
“Legends” do të duhet t’i pagojë menjëherë Real Madrid-it rreth 150 milionë euro. Më pas ato do të zgjaten deri në 400-440 milionë euro. Kusht për këtë zgjatje janë objektivat që lidhen me ndërtimin dhe punimet për zonën rreth stadiumit.
Shtesa më e fundit në projektin e stadiumit përfshine dy parkingje nëntokësore, me nga 1 mijë e 667 vende. Në pritje të miratimit nga Këshilli i Bashkisë së Madridit, parkingjet pritet t’i sjellin klubit për 30 vitet e ardhshme pas ndërtimit, rreth 270 milionë euro të ardhura.
Për të financuar gjithë punimet e projektit gjigandët spanjollë kanë marrë hua rreth 1 miliard euro. Para të cilat duhet të shlyhen brenda 25-30 viteve të ardhshme.
Ideja e Perez-it është që t’u bëjë ballë “kërcënimeve” të rivalëve si Manchester City, apo PSG-ja në të ardhura. Gjithashtu ai pretendon një rritje të vlerës së Real Madrid-it në 6-8 miliardë euro, deri në 2025, kohë kur ai përfundon mandatin si president.
/Albanianpost.com-
Futbollistët e Roma-s shkelin në fushën e “Air Albania” (VIDEO)
-
Pellegrini dhe Mancini flasin para finales: Ndeshje vendimtare, jemi këtu për të fituar
-
Mourinho flet nga “Air Albania”: Për të shkruar historinë, nesër ka një trofe, Kumbulla qëndron te Roma
-
Conference League, zbulohet programi i pasdites së kësaj të marte
Lajmet kryesore
-
BRISK KUSHTETUTËS – Presidentja ka mundësi që ka bërë shkelje, duhej ta linte një zëvendësues
-
Ambasadori i MV-së në Shqipëri: Nuk duam të ndahemi në rrugëtimin evropian
-
Ndërkohë që Quad-i po zhvillonte takimin, avionët luftarakë kinezë e rusë shfaqen në Japoni
-
Shefi i BE-së në Kosovë nga Manastiri i Deçanit: “Të zbatohet vendimi i Kushtetueses”