
Real Madrid dhe Milan dhuruan spektakël në ndeshjen miqësore të zhvilluar në në stadiumin “Rose Boël”, Pasadena të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Spanjollët fituan me rezultat 3:2 në përmbysje.
Pjesa e parë ishte më e mirë për kuqezinjtë nga Milano, të cilët shënuan të parët me anë të qendërmbrojtësit, Fikayo Tomori, i cili u asistua nga blerja e kësaj vere, Christian Pulisic.
Në minutën e 32-të u inkuadrua në lojë Luka Romero, që para pak ditësh është transferuar nga Lazio.
10 minuta më vonë ai e shënoi një super-gol nga distanca, derisa pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë të kuqezinjve.
Më pas në pjesën e dytë, erdhi radha për Federico Valverde “shoë”. Uruguaiani shkurtoi diferencën falë ndihmës së portierit Sportiello, teksa dy minuta më vonë barazoi rezultatin me një goditje të saktë.
Golin e fitores për “Los Blancos” e realizoi Vinicius Junior gjashtë minuta përpara fundit të takimit.
Braziliani mori një top nga Luka Modric dhe e dërgoi atë në rrjetë, për t’i dhuruar Realit suksesin në këtë sfidë.
Për skuadrën italiane debutuan Loftus-Cheek, Pulisic, Romero dhe Reijnders, teksa në krahun tjetër erdhi debutimi i anglezit Bellingham, që është goditja e madhe e Realit në merkato.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Ademajt