Dueli mes Real Madrid-it dhe Mallorca-s ishte interesant dhe përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 6:1.
Los Blancos ishin plotësisht dominant, duke marrë një epërsi të lartë që nga pjesa e parë.
Karim Benzema kishte një performancë brilante, ku shënoi dy gola dhe asistoi dy herë.
Benzema bëhet lojtari i parë në histori të La Liga-s që shënon 8 gola dhe dhuron 7 asistime në gjashtë ndeshje.
Golin e parë e shënuan Los Blancos në minutën e tretë me anë të Karim Benzema.
Pas 19 minutash, Real Madridi dyfishuan epërsinë me Marco Asensio-n për 2:0.
Një minut pas golit të Asensio, Mallorca dha kundërpërgjije me anë të Lee Kang-in, i cili e ngushtoi epërsinë në 2:1.
Megjithatë, nuk kaluan pesë minuta, Asensio shënnoi përsëri për të i dhënë epërsinë prej dy golave në pjesën e parë Real Madrid-it.
Pjesa e dytë filloi me golin e menjëhershëm të Benzema, në minutën e 49-të, por u anulua nga VAR pas një faulli të shkaktuar.
Por, pas vetëm gjashtë minutash, Asensio kompletoi hatrickun për rezultatin 4:1.
Benzema dhe Isco ishin dy golashënuesit e fundit të ndeshjes për rezultatin final 6:1.
Momentalisht Real Madrid-i radhiten të parët me 16 pikë, ndërsa të dytët janë Atletico Madridi me 14 pikë.