![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/11/Rodrygo.jpg)
Pjesët e para të dy ndeshjeve të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante dhe me gola.
45 minutat e para të ndeshjes mes Real Madrid-it dhe Celtics përfunduan me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Los Blancos, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi.
Goli i parë erdhi në minutën e gjashtë, nga penalltia, me anë të Luka Modric.
Në minutën e 21-të, Real Madrid-i shënoi përsëri nga penalltia, por këtë herë me anë të Rodrygo-s.
10 minuta para fundit të pjesës së parë, Celtic kishin një mundësi shënimi nga penalltia, por Juranovic nuk e realizoi.
Në anën tjetër, ndeshja mes Shakhtar Donetsk dhe RB Leipzig, është me rezultat 0:1.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com