Sport

Raundi i dytë i DFB Pokal, Dortmund-i dhe Leizpig-u përballje të lehta në letër


Raundi i dytë në Kupën e Gjermanisë ose DFB Pokal vjen këtë të martë me tetë përballje. Mes skuadrave që do të zbresin në fushë janë dhe shtatë skuadra nga Bundesliga.

Katër ndeshjet e para do të fillojnë nga ora 18:30, një nga ora 20:00 dhe tre nga ora 20:45. Skuadrat nga Bundesliga si Leipzig-u, Borussia Dortmund-i, Hertha dhe Freiburg-u kanë përballje të lehta në letër.

Lepizig-u do të luajë në transfertë përballë Babelsberg-ut, skuadrës nga Regionalliga Nordost. Kjo do të jetë përballja e parë historike mes dy skuadrave.

Munchen 1860 do të përballet me Schelke 04. Vendasit luajnë në Liga 3, ndërsa miqtë në Bundesliga 2. Përballja e fundit mes tyre ka qenë pikërisht në DFB Pokal në vitin 2009. Schalke triumfoi në shifrat 3-0.

Hoffenheim-i do të përballet me Holstein Kiel-in. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave në Kupën e Gjermanisë.

Hertha do të luajë në transfertë përballë Preuben Munster-it, skuadrës nga Regionalliga West. Përballja do të jetë e dyta në Kupë mes dy skuadrave, pas asaj të vitit 2009, e përfunduar me fitoren 3-1 të Hertha-s.

Dortmund-i do të presë Ingolstadt-in, duke filluar nga ora 20:00. Miqtë luajnë në Bundesliga 2. Kjo do të jetë përballja e parë e dy skuadrave në Kupën e Gjermanisë.

Nurenberg-u do të përballet me Hamburger-in. Të dy skuadrat janë pjesë e Bundesliga 2. Përballja e fundit mes tyre në DFB Pokal ka qenë në vitin 2019. Ndeshja u fitua me rezultatin 1-0 nga Hamburger-i.

Mainz-i do të përballet me Armina Bielefeld-in. Një përballje Bundeslige, por që në Kupë është e para mes dy skuadrave.

Freiburg-u do të përballet në transfertë me Osnabruck-un, skuadrën nga Liga 3. Në DFB Pokal do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave.

Përballjet e mbetura të Kupës do të luhen të mërkurën:

Bayer Leverkusen – Karlsruher

Waldhof Mannheim – Union Berlin

Bochum – Augsburg

Dynamo Dresden – St. Pauli

Borussia M’gladbach – Bayern Munchen

Stuttgart – Koln

Hannover 96 – Fortuna Dusseldorf

Jahn Regensburg – Hansa Rostock

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore