Shqipëria

Ratifikohen disa marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë


Kuvendi i Kosovës.

Me 82 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Po ashtu, deputetët kanë ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Të dy projektligjet janë mbështetur edhe nga partitë opozitare.

Ndërsa, me 71 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar edhe Ligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me tetë amendamentet e miratuara.

Debati parlamentar lidhur me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillohet me 25 shkurt në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ky diskutim i cili ishte paraparë të mbahet të enjten me pajtimin e të gjithë grupeve parlamentare është shtyrë për shkak të mungesës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Kuvendi i Kosovës.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pasur kërkesë që me mocion procedural kjo pikë të zhvendoset për seancës e së premtes.

“Kemi diskutuar bashkërisht edhe me nënkryetaren e kuvendit mirëpo edhe me grupet parlamentare ka qenë kërkesë që për të zhvilluar debatin është mirë me qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i parë zotëri Bislimi, i cili është po ashtu përgjegjës për dialog dhe jemi dakorduar ta shtymë debatin për nesër, ditën e premte në ora 11:00. Dhe kërkoj një mocion procedural që ta fusim në agjendë për nesër”, ka thënë Tahiri.

Kërkesën e Tahirit e ka përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sipas së cilëve diskutimi duhet të bëhet kur i pranishëm është kryenegociatori.

Ndryshe më 23 shkurt, Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftoi se në kuadër të takimi dy-palësh me ndërmjetësin e BE-së, Mirosllav Lajçak dhe zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se temë diskutimi ishin personat e zhdukur me forcë gjatë luftës, si dhe zgjidhja sa më shpejt e kësaj çështje.

Gjithashtu u fol edhe për energjinë në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë.

Takimi i së martës që u parapa të zhvillohet në nivel kryenegociatorësh, respektivisht mes zv/kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, dhe të ashtuquajturit drejtzor i zyrës “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, dështoi të mbahej.

Në anën tjetër Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova e Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me disa dokumente.

“Pa 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshje për disa dokumente. Por shpesh hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak, në Tëitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore