Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si incident të rëndë diplomatik mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, situatën e krijuar të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në mes të punonjësve të aeroportit dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
“Presidentja e Kosovës ndalohet, shkelen të gjitha konventat, protokollet diplomatike, ky nuk është skandal është incident i rëndë diplomatik mes dy shteteve”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.
Për incidentin ku e përfshirë ishte presidentja Osmani është deklaruar edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Ndonëse për shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit, situata nuk është e qartë plotësisht, sipas tij, nuk duhet habitur me faktin se pushteti i ri në Maqedoninë e Veriut ka një qasje më ndryshe në raport me Kosovën sesa qeveritë e kaluara.
“Nuk më habit fakti, pasi që atje kemi një ndryshim pushteti, i cili përcjellët edhe me ndryshimin e qasjes edhe ndaj shqiptarëve. Ndryshimit të këtij pushteti i ka kontribuar jashtëzakonisht shumë edhe qeveria jonë edhe kryeministri jonë”, tha Tahiri.
Në vlerësimin e tij bashkëpunëtorët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, siç i quajti ai, tashmë nuk janë miqësore me Kosovën andaj kjo mund të jetë edhe arsye, sipas tij, pse erdhi deri te incidenti me Osmanin.
“Tashmë shoh që qasja e bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti në RMV nuk duket të jetë aq miqësore, siç kanë qenë në të kaluarën qeveritë e RMV-së në raport me vendin tonë”.
Bekim Kupina, Këshilltar për Media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në aeroportin e Shkupit, presidentes, sigurimi i aeroportit ka tentuar që t’ia marrë telefonin personal, gjë që është refuzuar nga Osmani, e cila më pastaj ka hasur në rezistencë nga pala maqedonase.
Ai ka theksuar se përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, “sigurimi ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.
Në anën tjetër TAV, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, ka potencuar se Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase i ka udhëzuar që delegacioni i Osmanit t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri