Sport

Rashica vazhdon me formë të mirë, shënon gol kundër Alanyaspor-it


Milot Rashica

Futbollisti kosovar, Milot Rashica ka shënuar gol në ndeshjen e rundit të 30-të në kuadër të ligës së Turqisë.

Rashica, i cili është pjesë e Galatasaray’t në ndeshjen kundër Alanyaspor-it ka shënuar gol në minutën e 63-të.

Goli i tij ka ardhur pas asistimit të sulmuesit turk Kerem Akturkoglu.

 

Golat e tjerë për Galatasaray-n i kanë shënuar Bardakci, Icardi dhe Mertens, ndërsa për Alanyaspor-in golin e vetëm e ka shënuar Karaca.

Ndërsa, rezultati i ndeshjes është 1:4 në favor të ekipit të sulmuesit kosovar.

Rashica deri më tani ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime, që nga koha kur erdhi në ekipin turk.

Galatasaray momentalisht është duke kryesuar tabelën e superligës së Turqisë me 69 pikë, nëntë më shumë se ekipi i dytë Fenerbahce.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore