Përballje

Rashica i dhuron kualifikimin Norwich-it, kalojnë tutje edhe Liverpool e Tottenham


Charlton – Norwich

Ndeshja mes Charlton dhe Norwich përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Heroi i ndeshjes ishte Milot Rashica, i cili shënoi golin e fitores, dhe njëkohësisht golin e tij të parë me klubin anglez.

Futbollisti i Kosovës, u inkuadrua në pjesën e dytë, në minutën e 46-të.

Në minutën e 80-të, Rashica shënoi golin e fitores, dhe i kualifikoi Norwich-in në 1/16-tën e finaleve në FA Cup.

Liverpool – Shrewsbury

Dueli mes Liverpool dhe Shrewsbury përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 4:1.

Liverpool u kualifikuan më tej, në 1/16-tën e finaleve të FA Cup.

Ndeshjen e filluan mirë Shrewsbury, të cilët shënuan të parët në minutën e 27-të me anë të Daniel Udoh.

Pas vetëm shtatë minutave, Liverpool barazoi rezultatin me Kaide Gordon.

Liverpool nuk priti të mbaroi pjesa e parë me barazim, pasi në minutën e 44-të, Fabinho i dha epërsinë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i tretë erdhi në minutën e 78-të nga i Roberto Firmino, i cili ishte inkuadruar vetëm 14 minuta para golit.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Fabinho, i cili shënoi në minutën e 93-të.

Tottenham – Morecambe

Ndeshja mes Tottenham dhe Morecambe ishte tensionuese për vendasit.

Tottenham fitoi ndeshjen me rezultat 3:1, dhe u kualifikua në të 1/16-tën e finaleve në FA Cup.

Morecambe u mbajtën mirë në pjesën e parë, pasi gjetën epërsinë në minutën e 33-të me Anthony O’Connor dhe nuk pranuan gol në pjesën e parë.

Goli i barazimit për Spurs, erdhi në minutën e 74-të nga Harry Winks.

Për golin e epërsisë u përkujdes Lucas Moura, i cili shënoi në minutën e 85-të.

Golin e tretë dhe të fundit e shënoi Harry Kane, për të siguruar fitoren dhe kualifikimin e mëtutjeshëm.

Ndeshjet e tjera në FA Cup përfunduan kështu:

Luton – Harrogate 4:0

Stoke – Leyton Orient 2:0

West Ham – Leeds 2:0

Wolves – Sheffield Utd 3:0

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore