Boterori 2022

Rashford kritikohet që nuk e këndoi himnin para ndeshjes me Uellsin


Shkëlqeu në fushë, megjithatë para fillimit të ndeshjes është kritikuar ylli i Manchester United-it, Marcus Rashford.

Gjatë këndimit të himnit nga kombëtarja e Anglisë, para ndeshjes me Uellsin, vetëm Rashford shihej duke mos lëvizur buzët fare.

Kjo gjë u vu re nga mediat britanike, derisa nuk kanë munguar kritikat për yllin e Manchester United-it.

“A është Marcus Rashford shumë i famshëm për mos ta kënduar himnin kombëtar këto ditë?”, shkroi komentatori i GB News, Darren Grimes.

Megjithatë, Rashford shkëlqeu në mbrëmjen e kaluar, duke realizuar tre gola në fitoren e anglezëve.

Njëri prej golave të tij ishte spektakolar nga gjuajtja e lirë, derisa edhe i dyti ishte i fortë pas një driblimi fantastik në zonë.

Me këtë fitore, Anglia e siguroi vendin e parë në Grupin B dhe tani do të përballet me Senegalin në ndeshjen e 1/8-ve të finales.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore