Sport

Rashford afër rinovimit të kontratës me Manchester United-in


Marcus Rashford pritet të qëndrojë edhe për vite të tjera te klubi i tij, Manchester United.

Mediat britanike bënë të ditur se sulmuesi anglez ka arritur akord për ta vazhduar kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Kontrata aktuale mes United-it dhe Rashford-it skadon në verën e vitit 2024, por thuhet se ajo do të zgjatet deri në vitin 2027.

Mediat në Angli raportojnë që me kontratën e re, Rashford pritet të përfitojë një pagë shumë më të lartë sesa ajo që fiton tani.

25-vjeçari ka “rilindur” në këtë sezon, duke shkëlqyer me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Deri më tani, ai ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon.

Ndërkohë, në total ai numëron 120 gola dhe 66 asistime në 348 ndeshje në të gjitha garat në karrierën e tij me Manchester United.

Kujtojmë që Rashford është edhe një futbollist i rëndësishëm për kombëtaren e Anglisë, i cili numëron 51 paraqitje dhe 15 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore