Janë raportuar të paktën dy shpërthime pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, më i madhi funksional në Evropë dhe aktualisht i kontrolluar nga forcat ruse.
Alarmi është dhënë lidhur me rastin, teksa nuk kuptohet ende se çfarë ka ndodhur.
Një reagim lidhur me çështjen e ka pasur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka publikuar edhe disa pamje nga lart të centralit.
“Enerhodar. Kemi regjistruar nga Nikopol se pushtuesit rusë kanë ndezur zjarri në territorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias”, shkruan Zelensky. “Aktualisht, nivelet e rrezatimit janë brenda normës. Megjithatë, për sa kohë që terroristët rusë mbajnë kontrollin mbi centralin bërthamor, situata nuk është dhe nuk mund të jetë normale”.
Enerhodar. We have recorded from Nikopol that the Russian occupiers have started a fire on the territory of the Zaporizhzhia Nuclear Power Plant.
Currently, radiation levels are within norm. However, as long as the Russian terrorists maintain control over the nuclear plant, the… pic.twitter.com/TQUi3BJg4J
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 11, 2024
Ai ka shtuar po ashtu se që nga dita e parë e konfiskimit të saj, Rusia ka përdorur NPP-në Zaporizhzhia vetëm për të shantazhuar Ukrainën, të gjithë Evropën dhe botën.
“Ne presim që bota të reagojë, duke pritur që IAEA të reagojë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Vetëm kontrolli ukrainas mbi NPP Zaporizhzhia mund të garantojë një kthim në normalitet dhe siguri të plotë”, përmbyll ai.
Detaje të tjera ndërkaq priten lidhur me situatën aty dhe mbi rrezikshmërinë që mund t’i kanoset Ukrainës dhe gjithë kontinentit prej përhapjes potenciale të flakëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com