Aplikacione

Raportimi i BBC për telefonin e parë me kamerë: Historia e një revolucioni


Një kronikë e BBC News nga më shumë se 20 vjet më parë shfaqi revolucionin e telefonave celularë me kamerë.

Fillimisht, telefonat përdoreshin vetëm për thirrje dhe mesazhe, por telefoni Nokia me kamerë ndryshoi botën e teknologjisë.

Five Nokia blockbuster smartphones that once ruled the world - The Economic  Times

Në këtë demonstrim, një gazetar i BBC-s shkrep disa foto përpara Pallatit Buckingham.

Pas kësaj, një ekspert tregoi për avancimet e teknologjisë. “Ky telefon sjell një dimension të ri në botën e celularëve duke lejuar dërgimin e mesazheve dhe fotove”, tha eksperti në kronikën e BBC-s.

Telefoni i parë komercial me kamerë me ngjyra ishte Kyocera Visual Phone VP-210, i lëshuar në Japoni në maj të vitit 1999.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore