Raporti i OLAF 2023 ‘nxin’ Shqipërinë për keqpërdorimin e fondeve të IPARD II

SHFLETO
Rajmonda Basha
21.06.2024 20:38
Loading Icons...

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF ka zbuluar se 33 milionë euro kanë qenë fondet e parashikuara si ndihmë të bujqësisë shqiptare të cilat janë keqpërdorur.

Gjithashtu ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës 112 milionë euro për sa kohë nuk ka janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Në raportin vjetor OLAF ka zbuluar edhe tre shkeljet kryesore që bëheshin me fondet IPARD, gjë që çoi në korrik të vitit 2023 që Bashkimi Evropian të pezullojë këtë mbështetje.

“Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore digjitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve”.

Parrugellsitë përfshinin: “Aplikantëve u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale; -Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen); -Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale”.

Gjithashtu në raport thuhet se “pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme”.

Sipas njoftimit për shtyp të OLAF, pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkime forensike digjitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve.

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve thotë se një kopje e gjetjeve është dërguar te autoritetet shqiptare për shkak të “aktiviteteve të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit.

Përveç bllokimit të fondit 112 milionë euro për IPARD III, OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të shpallë thirrjet një dhe dy të programit IPARD II si të pavlefshme. Totali i fondeve të këtyre thirrjeve arrijnë në 33 milionë euro.

“Bllokimi i fondeve për bujqësinë është lajm i keq kombëtar”