Shqipëria

Raporti i KE: Shpenzimet e qeverisë për drejtësinë mbeten të ulëta, numri i vendeve vakante mbetet i lartë


Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore, përfshirë magjistratët, ka ndikuar negativisht në cilësinë e drejtësisë.

Kështu zbulon raporti i Komisionit Evropian mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri.

“Ndërkohë që qeveria ka rritur investimet në sistemin e drejtësisë gjatë viteve të fundit, shpenzimet e Shqipërisë për drejtësinë mbeten dukshëm të ulëta. Janë bërë përpjekje për të përmirësuar situatën, por mungesa e gjyqtarëve, veçanërisht në nivelin e apelit, vazhdon”.

Gjithashtu “numri i vendeve vakante mbetet i lartë”.

“Gjykata e Apelit funksionon me vetëm 25 pozicione gjyqtarësh të plotësuar nga 78. Mungesa gjyqtarësh ka edhe në Gjykatën Administrative të Apelit dhe në Gjykatën e Rrethit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Rritje të mëtejshme të numrit dhe cilësisë së studentëve dhe magjistratëve të pranuar në Shkollën e Magjistraturës mbeten të nevojshme për plotësimin e vendeve vakante në terma afatshkurtër dhe afatmesëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore