Shqipëria

Raporti i KE: Lufta kundër rrjeteve të organizuara kriminale mbetet sfidë në Shqipëri


Lufta kundër rrjeteve të organizuara kriminale, të cilat shpesh përdorin korrupsionin si mjet, është një sfidë në Shqipëri.

Kështu thuhet në raportin e Komisionit Evropian mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri.

“Rezultatet fillestare janë inkurajuese, të gjykatave dhe SPAK, por autoritetet janë të specializuara në represionin dhe parandalimin e korrupsionit”.

Që nga themelimi i tyre – referuar raportit – gjykatat e SPAK dhe SPAK kanë treguar rezultate pozitive në hetim, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare.

Kurse strukturat e tjera represive të korrupsionit, veçanërisht dhe organet e zbatimit të ligjit, “ende përballen me sfida në zbulimin dhe hetimin efektiv të korrupsionit”.

“Numri i referimeve në SPAK nga autoritete të tjera mbeten shumë të kufizuara, 84, pavarësisht rritjes në vitin 2023 të referimeve nga policia”, vijon raporti.

Ndërkohë, numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa “një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime”.

Po ashtu për çështje të profilit të lartë, dënimet penale janë dhënë nga gjykatat e SPAK në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.

“Policia e Shtetit mbetet shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit siç dëshmohet nga një numër i madh ankesash në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe arrestime, pavarësisht disa përpjekjeve kundër korrupsionit”, dallon raporti.

Raporti i KE thekson ndër të tjera se përdorimi sistematik i hetimeve financiare dhe konfiskimeve të aseteve është përmirësuar, megjithëse kufizimet në fushëveprim kufizojnë ndikimin e tyre.

“Koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave përkatëse të zbatimit të ligjit është i dobët. Mangësitë në bashkëpunimin ndërmjet Institucionit të Kontrollit Shtetëror dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë janë të përhapura dhe numri i referimeve në organet e rendit për ndjekje gjyqësore është i kufizuar”.

Vetëm 50% e rekomandimeve të dhëna në vitin 2021 nga Institucioni i Kontrollit Shtetëror janë zbatuar plotësisht ose pjesërisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore