Shqipëria

Raporti i Freedom House/ Rithemelimi: Shqipëria vend pa zgjedhje të lira dhe të drejta


Në një reagim mbi raportin vjetor të Freedom House, zëdhënësja e Rithemelimit Floriana Garo, ka thënë mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë tiparin themelor te regjimit në Shqipëri.

“Në raportin e fundit të Freedom House Shqipëria është një vend me mungesë transparence, qeverisje jofunksionale, dhe pa zgjedhje të lira”, ka thënë ajo.

“Këto tri fraza përshkruajnë në fakt shkurt, prerë dhe qartë, modelin e qeverisjes së 10 viteve të fundit të narko-regjimit të Edi Ramës”.

Partia Demokratike, sipas saj, u drejton thirrje organizatave dhe partnerëve ndërkombëtarë të vazhdojnë me trysninë ndaj qeverisë.

Ajo ka vijuar duke thënë se kryeministri Edi Rama shpërfill një prej rekomandimeve parësore të OSBE-ODHIR dhe të partnerëve, një reformë elektorale gjithpërfshirëse.

“Partia Demokratike e vlerëson raportin e Freedom House dhe sidomos përcjelljen në të shqetësimin tonë për zgjedhjet e fundit, pasqyruar edhe në raportin final të OSBE-ODHIR”, ka shtuar ajo.

“Partia Demokratike rithekson qëndrimin e saj se, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë një Shqipëri funksionale. Gjithashtu me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe as funksionalitet”.

Kërkesa e opozitës – sipas saj – mbetet relevante edhe në dritën e përfundimeve të raportit të Freedom House: “një qeveri teknike që siguron zgjedhje të lira dhe të pranuara nga të gjitha palët”.

“Freedom House” për Shqipërinë: Korrupsioni dhe krimi i organizuar, probleme serioze

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore