Shqipëria

Rama: Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Konferenca Ndërkombëtare e Nanoteknologjisë, deklaroi se Universiteti i Tiranës ka hyrë në një fazë të re.

Kjo, pasi sipas tij fondet evropiane janë 4-fishuar.

Në fjalën e tij kryeministri shtoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë dhe botën universitare.

“Akademia e Shkencave është kthyer në pikë referimi. Dalë ngadalë po çel dyer të cilat më parë ishin të kyçura. Jam i entuziazmuar sot ku asnjë i pranishëm nuk është delegat që nuk e di për çfarë ka ardhur. Të gjithë përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët”.

Rama thekoi se Qeveria e tij e ka vendosur theksin te të rinjtë dhe te bota universitare.

“Të gjithë të kenë akses të barabarte në arsim. Nuk ka asnjë diskutim se dimensioni akademik dhe arsimor i integrimit të BE nuk duhet të presë anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit në BE”.

Në Konferencës, e cila mbahet sot në Pallatin e Kongreseve marrin pjesë shkencëtarë dhe studiues nga rreth 20 vende të botës, nga Shqipëria, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Italia, Japonia, Turqia, Greqia, Republika Çeke, Izraeli, Kosova, Finlanda, Kolumbia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia, Danimarka, etj.

Ajo vjen veçanërisht për të nisur një seri të re konferencash të emërtuara nanoBalkan.

Kjo seri e takimeve shkencore të nivelit të lartë synon të paraqesë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në nanoshkencë dhe nanoteknologji, si dhe politika të ndërlidhura me to ose iniciativa të tjera si nanoAlb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore