Shqipëria

Rama takohet në Ankara me Erdoganin, në fokus energjia dhe ushqimi


Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua të martën e 9 gushtit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase.

Kryeministri Rama sqaroi në median sociale “Facebook” se takimi kishte fokus konkret.

Kjo, për përballimin e garantimit të energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan kreu i qeverisë në statusin e tij.

Kryeministri shqiptar mori pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave të pesta të Solidaritetit Islamik, të organizuar në provincën qendrore të Konias më 9 gusht.

Erdogan inauguroi hapjen zyrtare të lojërave ndërkombëtare.

Në mars, Rama u takua me Erdogan-in në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya.

Turqia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri. Ajo ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit pasi Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore