Lajme

Rama sqaron pse anuluan planin rregullues për lagjen ‘Kalabria’


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, Asamblistët mes tensionesh e diskutimesh, të premten e 18 marsit kanë shfuqizuar vendimin e Planit Rregullues të detajuar për lagjen “Kalabria”.

Në seancë ku po diskutohej për këtë plan, ishin të pranishëm edhe qytetarë të asaj lagjeje, të cilët morën fjalën duke bërë situatën ende më të rënduar.

Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht asamblistët e saj kanë lëshuar seancën, por edhe disa asamblistë të subjekteve më të vogla.

Lidhur me këtë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një sqarim përmes rrjetit social Facebook, për vendimin e marrë.

Anulimi i “Vendimit për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Lagjen ‘KALABRIA’ vjen si rezultat i vlerësimit negativ të ligjshmërisë së PRRH-së nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bazë të të cilit Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal na obligon ligjërisht për zbatimin e këtij procesi”, ka shkruar Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore