Rama: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, e rikonfirmon raporti i partnerit më të paanshëm dhe të drejtë

SHFLETO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

 

Vitjon Nina
20.10.2021 9:31
Loading Icons...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ritheksuar zyrtarisht pas publikimit të raportit të Këshillit të Evropës për progresin e Shqipërisë, se kushtet janë përmbushur plotësisht nga shteti shqiptar dhe këtë e thotë organi më i paanshëm, më i drejtë dhe më rigoroz në botë.

Ai ka falënderuar zyrtarisht delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Punën e tyre, e ka çmuar mbi të tjera.

“Këtu bëhet fjalë për një ekip që punon 24 orë në ditë, çdo ditë të javës, për gjithçka ndodh në Shqipëri. E gjithë kjo, larg syve të publikut”.

Kjo sipas Ramës, është një ngrehinë institucionale dhe ligjore, për ta bërë Shqipërinë të përafrohet me BE-në.

I gjithë qëllimi për kryeministrit, është që ta bëjë vendin sa më të mirë, që qytetarët të jetojnë. Pra, ai e ravijëzoi aspektin e integrimit, duke mos pritur më gjë për këtë pjesë, pasi reformat bëhen për vendin dhe jo për BE-në.

Mbi këtë, Rama tha se raporti i progresit për Shqipërinë, është një udhërrëfyes. Ndërsa çdo gjë tjetër, mbetet një interferencë politike në proces.

Procesi zgjedhor në Shqipëri ka qenë një tjetër pikë e cekur nga Rama. Ashtu si e ravijëzuar më parë nga vetë ai, edhe raporti i Këshillit të Evropës, është tërësisht në përpouthje me raportin e OSBE-së.

Mbi këtë të fundit, kryeministri ka shprehur optimizëm, ku sipas tij rekomandimet janë adresuar dhe ka pasur një proces të mirë zgjedhor.

Reforma të tjera të rëndësishme janë ato të sundimit të ligjit, kryesisht me procesin e vetingut dhe reformimit të gjykatave.

Lajmi në përditësim