Shqipëria

Rama shpreson për një zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi përpara zbatimit të masave të BE-së


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ravijëzoi mbështetjen e tij ndaj autoriteteve evropiane në kërkim të zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi.

Në median sociale “Twitter”, kreu i Qeverisë shkruan se “BE-ja nuk mund të ishte më e qartë”.

“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, thekson fillimisht kryeministri shqiptar.

Sipas tij, vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë “për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë”, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë “për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër” nuk mund të ishte më vetë-shkaktuese dhe më pak evropiane.

Reagimi i Ramës erdhi pas kërkesës së kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që Kosova dhe Serbia të merrnin masa në mënyrë të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.

Borrell, në emër të 27 vendeve anëtare të Unionit, ka kërkuar gjithashtu nga Kosova dhe Serbia të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar.

“Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht. BE-ja është i gatshëm të zbatojë masat e vendosura. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Unioni.

Borrell eksplicit: Të shpallen zgjedhjet, policia të largohet menjëherë

Shtohet se kryetarët e sapozgjedhur duhet të kryejnë detyrat e tyre përkohësisht në objekte të tjera përveç objekteve komunale dhe që zgjedhjet e parakohshme të shpallen sa më shpejt.

“Presim pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje”, thuhet në deklaratën që zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e publikuar në Twitter.

Përfaqësuesit politikë të komunitetit serb në Kosovë bojkotuan zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit, të cilat rezultuan me zgjedhjen e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës së bashku me radhët e komunitetit shqiptar.

Kryetarët e sapozgjedhur kanë hyrë të premten më 26 maj në ndërtesat komunale në tri komuna në veri.

Më 29 maj, protesta përshkallëzoi në dhunë mes anëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it dhe demonstruesve.

Gjatë trazirave u plagosën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse dhe 52 persona të kombësisë serbe.

Dhuna e shtyu NATO-n të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë, nga 4 mijë që janë tashmë në vend.

Komuniteti ndërkombëtar po kërkon vazhdimisht që të ndërmerren hapa për të ulur tensionet.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti dhanë indikacione se mund të shpallen zgjedhje të reja për katër komuna në veri.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe qytetarësh serbë që nga e marta e 30 majit kanë protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë të komunave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore