Zgjedhjet në Shqipëri

Rama për protestën e kontrolleve në aeroport: një këmbanë alarmi


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë zhvillimit të fushatës elektorale në Dropull të Gjirokastrës, u shpreh ndër të tjera dhe për protestën e kontrollorëve të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Rama akuzoi presidentin e Republikës, Ilir Meta, dhe Sali Berishën se vepruan si pengmarrës.

Sipas Ramës kjo peng-marrje ndodhu pak përpara stërvitjes së përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pagat janë akoma larg të qenurit paga të mira. Duhet që zinxhiri ekonomik të kalojë në nivel tjetër. Paga 2400 dollarë dhe thoshin ata dje jemi stresuar e nuk punojmë dot. Çfarë duhet të bëjnë mjekët e infermierët, të dalin përpara spitalit dhe të thonë se nuk e bëj më punën unë. I meritojnë, sepse kanë stres të madh”.

“Vizioni i tyre është ai i peng marrjes së aeroportit. Karakteri i tyre është ai i peng-marrjes së aeroportit”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri e cilësoi këtë që ndodhi një këmbanë alarmi. Rama shtoi se bllokimi ndodhi disa javë përpara fillimit të stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në rajon me NATO-n e SHBA-në.  Rama e cilësoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha “një kukull”.

“Ajo që ka ndodhur është një kambanë alarmi për të gjithë për të kuptuar atë që unë po e përsëris. Lulzim Basha është një kukull, ku është Lulzim Basha? Çfarë mendon ai për çështjen e aeroportit, çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti jetik? Çfarë mendon ai për pengmarrjen e kullës së kontrollit ajror të Shqipërisë, vetëm pak javë para stërvitjes ushtarake më të madhe të bërë ndonjëherë në gjithë rajonin tonë me NATO-n dhe forcat e SHBA-ve. Si mund të bëhet Shqipëria lolo? Ku duan të dinë ata. Kanë kaq vite që angazhohen vetëm për këtë. Logjikë çetash, piratësh”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore