Shqipëria

Rama: Për 48 orë, mbi 20 mijë vizitorë nga Rinasi – Mbresat e UEFA-s “të shkëlqyera”


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në media sociale, ka publikuar numrin e vizitorëve, të cilët kanë hyrë në vendin tonë nga aeroporti “Nënë Tereza”. Gjithashtu kreu i Qeverisë thotë që vlerësimi i UEFA-s për shërbimin në Aeroport janë të “shkëlqyera”. 

Në Facebook, Rama shkruan se, më shumë se 20 mijë vizitorë, kanë hyrë në vendin tonë në 48 orët e fundit. 

“Fluturime rekord në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai. 

Rama gjithashtu bën me dije se, gjatë 48 orëve, janë kryer 306 fluturime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore