Lajme

Rama paralajmëroi vendosjen e fashës energjetike, kundërshton Konfindustria


Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se fasha energjetike do të vendoset gjatë sezonit të verës, Konfindustria e ka kundërshtuar si nismë.

Në një reagim publik ata shkruajnë se nuk mund të ketë nismë të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa pasur një analizë të thelluar profesionale mbi menaxhimin e deritanishëm të sistemit energjetik.

Kështu sipas tyre, një nismë e tillë mund të ndërmerret vetëm kur potencialet energjetike të vendit janë përdorur pa korrupsion dhe me efikasitet profesional, “duke shtuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi dëmi financiar i keqmenaxhimit të sistemit energjetik është më shumë se 100 euro në vit”.

Në rast të një ndryshimi të mundshëm të vendimit, fasha e aplikuar për konsumin mbi fashën e 800 kilovatëve, do të jetë prej 42 lekësh për kilovat.

Këtë shifër duhet ta paguajnë si konsumatorët familjarë, të cilët e kalojnë shumën, si bizneset e vogla, të cilat janë edhe kategoritë e mbrojtura nga Qeveria, sa i përket çmimit.

Vendimi ishte i propozuar fillimisht të hynte në fuqi më 1 tetor 2022.

Por, pas një rishikimi të situatës nga Qeveria, vendimi u shty, për të kaluar në rishikim mujor, varësisht nga situata energjetike në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore