Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me anë të një postimi, ku pasqyrohet projekti i Portit të ri Turistik të Durrësit, i paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri.
Ditën e djeshme, kryeministri e ka prezantuar zyrtarisht këtë projekt edhe përballë elektoratit durrsak, në një takim që zhvilloi në kuadër të fushatës elektorale.
Investimi do të jetë prej 2 miliardë eurosh dhe do të jetë më i madhi në Ballkan. Kompania Emaar do të zhvillojë projektin.
Në videon që kryeministri ka publikuar, duket jo vetëm projekti i portit, por një ndryshim radikal i gjithë zonës përreth. Të përfshirë janë edhe disa komplekse lukzoze hotelerie.
Projekti do të nisë brenda vitit 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel