Rama mbron gazetarët dhe kritikon prokurorët: Kur del “sekreti”, hetoni ata që e nxjerrin

SHFLETO
Vitjon Nina
26.06.2024 10:46
Loading Icons...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka mbrojtur misionin e gazetarëve për informimin e publikut dhe publikimin e lajmeve, duke thënë se në realitet nuk janë ata, të cilët duhet të fajësohen për pasqyrimin në media, por personat, të cilët “nxjerrin sekretet”.

Sipas tij, asnjë gazetar nuk ka faj kur publikon të dhëna që mund të cilësohen si ‘sekret hetimor’.

Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, Rama theksoi se nëse një ‘sekret’ i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke e kthyer vëmendjen kështu te prokurorët.

“Dua të përgëzoj avokaten e popullit, për një rast të një gazetari, i cili u hetua dhe u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Po ashtu dhe në kohën e COVID-it, prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve. Për mua gazetarët nuk nxjerrin sekretet hetimore, se nuk i disponon, por i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti, nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin”, ka përmendur Rama.

Më tej, kreu i Qeverisë shtoi se hetimi në këto raste, duhet të shkojë për nga personat që nxjerrin sekretet dhe jo për nga gazetarët, të cilët i publikojnë lajmet.

“Që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë: Lajmësi nuk ka faj”, bëri ai më tej ai një analogji.

“E them këtë për të nënvizuar se informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston në letër, me firmë dhe vulë në atë hapësirë, është pronë publike, që shteti nuk ka të drejtë t’ia mohojë qytetarëve”, përmendi më tej.