Shqipëria

Rama mbledh sot kryebashkiakët, në fokus sezoni turistik


Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë të 17 korrikut në orën 10:00 kryebashkiakët.

Në kuadër të takimit thuhet se do të jetë sezoni veror.

Takim sakaq pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD.

Pjesë e takimit thuhet se do të jenë edhe kryebashkiakët e djathtë, të cilët edhe herën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit.

Po ashtu pritet që në takim të flitet për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive.

Pas takimit, kryeministri pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore